Mëngjesi i së dielës e ka gjetur Lezhën nën pushtetin e ujit. Reshjet e rëna gjatë natës kanë përmbytur jo vetëm rrugë, por edhe banesa.
Situata më problematike ishte në lagjen ?Besëlidhja.?
Burime nga Bashkia e Lezhës thonë se situata u përkeqësua si pasojë e problemeve me energjinë elektrike në stacionin e pompimit që bën edhe largimin e ujërave.