Stop - Dy raste dhune te denoncuara ne “Stop”, por polica ben sehir! (19 tetor 2016)

2016-10-24 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Natasha Perleka nga Lezha denoncon ne ?Stop?, faktin se eshte rrahur nga nje person, te cilit po i kerkonte borxhin qe i kish dhene. Por edhe pse u perpoq te bente denoncim ne policine e Lezhes,kjo e fundit, nuk ia regjistroi. E shoqeruar nga gazetarja e emisionit, ne policine e Tiranes i bejne te mundur regjistrimin e denoncimit. Nje i moshuar deshmon, se eshte dhunuar nga Dritan Velija. Por policia as ne kete rast nuk vepron, pasi i akuzuari eshte vellai i administratorit te Berxhites Refik Velija.
Rasti 1

Çfarë problemi ke pasur?
Natasha Përleka: Kam pasur një ngatërresë me dy persona atje, me Saimir Dedgjonin dhe Tonin Dedgjonin.
Për çfarë arsye, pse e ke pasur këtë ngatërresë?
Natasha Përleka: Ju kam pas dhënë disa lekë borxh më përpara, edhe gjithnjë ua kam kërkuar lekët e mia. Shkova tek shtëpia për t?i kërkuar benë babait të tij, djali më kapi telefonin dhe e theu, më gjuajti dy tre herë me shkelma, doli Tonini vetë e më kapi me shkelma e grushte, çfarë s?më ka bërë. Njëherë më ka përplasur me makinë. Atëherë u drejtova tek policia e Lezhës, kjo polici më ka çuar deri tek spitali, më çoi tek doktori mjeko-ligjor. Ai tha mjekoi fytyrën se e kisha të enjtur dhe për mua tani është e gatshme për të shkuar tek shtëpia se nuk ka asgjë. Policia nuk e ka pranuar denoncimin duke heshtur për këtë punë.
Çfarë lidhje keni ju me këto persona?
Natasha Përleka: Asnjë lloji lidhje, kurgjë, vetëm se njihemi se ai është shofer i furgonit ku më ka çuar tek puna ku kam punuar.?
Ku punoni?
Natasha Përleka: Në Shëngjin të Lezhës.
Keni shenja të tjera në trup?
Natasha Përleka: Kam edhe mbrapa shpinës, më dhemb edhe këtu përpara shumë.

Pas denoncimit në ?STOP? të Natashës, stafi i emisionit iu drejtua policisë së kryeqytetit për të bërë denoncimin e saj.

Duam të bëjmë një denoncim, zonja.
Policja: Hajdeni.
Natasha Përleka: Unë kam pasur një ngatërresë para 3 vjetësh, i kam pas dhënë 500 mijë lekë shoferit të furgonit. Unë i kam dalë përpara atij për t?i kërkuar 500 mijë lekëshin, më ka goditur vetë me makinë edhe ka ardhur ambulanca më ka marrë, më ka çuar tek spitali edhe atje kanë bërë letrat, as nuk e kanë futur hiç brenda.
Policja: Po këtë herë çfarë ndodhi?
Natasha Përleka: Kurse këtë herë, pardje, kam shkuar unë se pas kësaj punës së besë kam shkuar për të folur tek shtëpia e atij për të folur me babain e tij. Kam qenë tek dera e portës, duke folur me gjyshin e atij djalit. Ka ardhur ky djali me makinë më ka marrë telefonin nga dora, e ka thyer dhe ka filluar të më godasë në shkelma në grushte, çfarë s?ka bërë.
Policja: Më dëgjo mua. Unë do të thërras një specialist të zyrës së ankesave dhe do të vijë t?ju dëgjojë.
Sapo dole nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çfarë të thanë aty, e bëre denoncimin?
Natasha Përleka: Po. Më thanë shko bëj kontrollet tek spitali, mund të shkosh tek policia e Lezhës, më dha nu...

Free Traffic Exchange