Blushi në “Opinion”: Partia e re formohet brenda Nëntorit

2016-10-24 0

I ftuar në studion e emisionit ?Opinion? pas largimit të tij dhe deputetes Mimoza Hafizi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi ka folur për arsyet e kësaj lëvizjeje, si dhe disa tema të tjera, ndër to dhe krijimin e partisë së tij të re. Për Blendi Fevziun, Blushi zbuloi se kjo parti do të formohet brenda muajit Nëntor dhe se ajo do të jetë një platformë e njerëzve të zakonshëm dhe jo biznes privat, sikurse është shndërruar Partia Socialiste.