Opinion - Blushi: Pse u ndava me Ramen! (17 tetor 2016)

2016-10-24 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

I ftuar:Ben Blushi

Pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi në një intervistë ekskluzive në emisionin Opinion ka folur për largimin e tij nga partia që prej shumë vitesh kishte aderuar.

Blushi tha se largimi im nga kjo parti nuk ishte një vendim personal, pra jam unë dhe deputetja Mimoza Hafizi, që mbasi konsumuam të gjitha mundësitë, për të bashkëjetuar në një parti normale, me rregulla normale, vendosëm të largohem.

Ai theksoi se shqiptarët kanë aftësinë për të harruar shpejt, ne kemi bërë një betejë në Partinë Socialiste përgjatë vitit të fundit, pra ky vendim që ne morëm të enjten nuk ishte një rrufe në qiell të hapur.

Fevziu: Z.Blushi ju thatë se keni kujtesën shumë më të shkurtër, por unë mendoj se kujtesën më të shkurtër e keni ju. U konfliktuat me Ramën në vitin 2009, u rikthyehet serish me Ramën, u larguat serish nga Rama, tentuat disaherë të flirtonit me Ramën; pra u bënë një seri gjërash që e bënë gati të pabesueshme në vetvete këtë vendim?

Blushi: Të gjitha këto nuk janë të vërteta, por tregojnë vetëm një gjë. Pra i kam shkuar parimit dhe raportit vetëm më një parim në raport me njeriun.

Fevziu: Cilit Parim?

Blushi: Në vitin 2009, kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen nga Partia Socialiste, por që nuk e bëri. Për shkak se humbi zgjedhjet, pra na la 4 vjet në opozitë, dhe unë kërkova që të japë dorëheqjen siç ndodh kudo rëndom. Është normë demokratike, është parim moral dhe e kishim sanksionuar në statutine e PS-së. Unë nuk jam bashkuar me Ramën, pastaj, kam qëndruar në partinë time.

Fevziu: Raporti juaj me Edi Ramën në vitin 2013, cili ka qenë?

Blushi: Në vitin 2013 nuk janë mbajtur zgjedhje. Partia Socialiste, për shkak të Rilindjes, qeveria nuk e ka aplikuar taksën progresive. Madje kjo është një nga kritikat e mia. Atë e ka aplikuar për popullin, por jo për biznesin. Ka disa lloje taksash, ka taksë për kapitalin, për punën, për qarkullimin. Në taksën për punën, pra për ata njerëz që fitojnë nga 10.000 lekë deri në 100.000 lekë këta paguajnë taksë progresive deri në 23 përqind. Kurse ai që fiton një milion euro apo dy milion euro taksohet vetëm 15 përqind. Pra Edi Rama nuk ka aplikuar taksën progresive. Pra nuk ka aplikuar taksën progresive për të pasurit, madje ka lënë taksën e sheshtë që kishte Saliu. Sali Berisha kishte taksë të sheshtë 10 për qind, pra pavarësisht se sa fiton, ti paguan vetëm 10 përqind. Edi Rama bëri taksë të sheshtë. Nga 10 e çoi në 15 përqind. Kaq. Por është prapë e sheshtë për kapitalin për bizneset, është progresive për të varfërit. Ata që kanë bëra shkolla më të mira, paguajnë më shumë se shefat e tyre. Një drejtor banke, që mund të ketë bërë një shkolle shumë të mirë, dhe e ka rrogën 2-3 mijë euro, e di se sa paguan? 23 përqind, pronari i bankës, pra shefi i tij, që mund të ketë rreth 2 milion euro fitime në vit, paguan vetëm 15 përqind.

Ndër të tjera, Blushi është ndalur edhe tek b...