Stop - Abuzimi ne posten e Kukesit, punonjesi merr rroge dhe ndihme ekonomike! (21 tetor 2016)

2016-10-24 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Fetah Vata, nje ish-punonjes i postes ne Surroj te Kukesit pretendon, se eshte denuar me 3 muaj heqje lirie per falsifikim dokumentacioni.Ne mars 2014 Fetah Vata hiqet nga puna dhe ne vend te tij emerohet Vladimir Vata. Ky i fundit merr page, por njekohesisht ne menyre te paligjshme trajtohet edhe me ndihme ekonomike. Kete shkelje e pranon edhe drejtori i postes Skender Ahmeti.

Kronika e plote:
Në Mars 2014, Fetah Vata hiqet nga puna dhe në vend të tij emërohet Vladimir Vata. Ky i fundit merr pagë, por njëkohësisht në mënyrë të paligjshme trajtohet edhe me ndihme ekonomike. Këtë shkelje e pranon edhe drejtori i postës, Skënder Ahmeti.

Fetah Vata: ?Unë quhem Fetah Vata, ish-punonjës i postës së filialit Kukës. Kam filluar punë në 1992. Me datë 14 Mars të vitit 2014 me ndryshimet politike që ndodhën në Shqipëri jam larguar nga puna, me motivacionin më të thjeshtë, shkurtim të vendeve të punës.?

STOP: Çfarë pozicioni ke pasur në postën e Kukësit?

Fetah Vata: ?Kam qenë kryetar zyre. Del urdhri nga drejtoria për shkurtim të vendit të punës ose më shkurt ka qenë thjeshtë ndryshim, zëvendësim pa asnjë lloji motivacioni. Unë me datë 23 Nëntor të vitit 2014 jam arrestuar për motivacionin për vjedhje të ndihmës ekonomike, Maj, Qershor, Korrik, Gusht. Në një kohë me dokument të verifikuar me librezë, të vulosur nga Posta e Kukësit dhe me përdoro të periudhës nga 1 Janari deri me 31 Gusht që i kam me vete, ato janë jashtë objektit të hetimit tim. Prefektura e Kukësit ka bërë një kallëzim penal komunës Surroj për ndihmën ekonomike, Maj, Qershor të vitit 2014. Arkëtari i komunës ka qenë Fetah Vata.

STOP: Për cilën periudhë?

Fetah Vata: ?Nga 1 Janari 2014, deri me 31 Gusht 2014?

STOP: Ndërkohë ju keni qenë i larguar që në Mars?

Fetah Vata: ?Kam qenë larguar që në Mars e të gjitha mi kanë vendosur mua. Për këtë unë kam paraqit në gjyq, në Prokurori librezën e punës, përdorot e mia, absolutisht nuk është marrë asgjë parasysh. Fetah Vata ka një përdoro në 2014, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, ku është bërë vjedhja, apo s?është bërë, është problem që e zgjidh drejtësia, mi kanë vendosur të gjitha mua pa pikën e moralit, pa pikën e kulturës, pa pikën e burrnisë.?

Pas këtij denoncimi, Stafi i ?STOP udhëtoi drejt Kukësit për të pyetur drejtorin e postës.

STOP: Përshëndetje z. Ahmeti, ne këtu pranë postës së Kukësit jemi për shkak të një ish-punonjësi, z. Fetah Vata, i cili është dënuar me burg për falsifikim dokumentacioni.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Postës Kukës: ?Po është zëvendësuar sepse është njësi vendore, atëherë ishte komunë, sot është njësi vendore dhe ne thuajse për çdo njësi vendore kemi nga një punonjës që kryen shërbimin postar.?

STOP: Nëse është e mundur a mund të dimë emrin e zotërisë që ka zëvendësuar z. Vata?

Skënder Ahmeti, Drejtor i Postës Kukës: ?Patjetër, në vendin e tij është vendosur Vladimi...

Free Traffic Exchange