Rama mbron reformën ne arsim - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur reformën në sistemin e arsimit, duke e konsideruar si një ndryshim rrënjësor që ndan të shkuarën nga e ardhmja. Shefi i ekzekutivit garantoi të gjithë maturantët se askush që e meriton, nuk do të mbetet jashtë auditorëve të Universiteteve.?Sistemi garanton konkurrencën, meritën dhe këtë e garanton sipas radhës. Pas fazës së dytë të regjistrimeve, përsëri janë thuajse më shumë se gjyma e kuotave që mbeten të lira dhe vija e kuqe që është përcaktuar se si do ulen të gjithë ata që nuk kanë fituar as në radhën e parë as të dytë, të plotësohen nga ato që përmbush kriteret të hynë. Nuk ka ndodhur që dikush që është më i mirë, ta gjejë veten pas atij që është më pak i mirë.?Kryeministri iu përgjigj edhe sulmeve për një proces jotransparent dhe të tejzgjatur të hyrjes në Universitete.?Atyre që thonë se procesi zgjat shumë, u themi se procesi ishte po aq i gjatë sa në të kaluarën, por se zhvillohej jashtë vëmendjen se prindërve, trupës dhe të gjithë prisnin rezultateve në fund të tetorit dhe askush nuk kishte të drejtë ankimimi dhe nuk riparonte dot dëmin. Ndërkohë që të gjithë e kanë procesin në dorën e tyre. Është konkurrencë pa stres. Por është e sigurt se pas përfundimit të procesit, Universitetet do nisin mësimdhënien dhe nuk do ketë histori nga ato të shkuarat ku disa kishin 70 veta e të tjera 140 veta.?Duke theksuar se të gjitha Universitetet janë të barabarta, përsa kohë janë të akredituara, Rama ka garantuar mbështetjen e qeverisë si per institucionet publike ashtu edhe ato private.