Pronat e “drejtësisë” në sitë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paralelisht me deklarimin që po bëjnë gjyqtarët, prokurorët dhe të afërmit e tyre mbi pasuritë që kanë në formën e pronave të patundshme, Hipoteka ka filluar paraprakisht kontrollin e këtyre aseteve. Vizion Plus ka mësuar nga burime kofidenciale se të gjithë punonjësve të zyrave të regjistrimit të pasurisë u është komunikuar një urdhër verbal, i shoqëruar dhe me 4 lista të emrave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe bashkëjetuesve, ku nuk përjashtohen as fëmijët, për të nxjerrë në një tabelë të gjithë regjistrin e pronave të tyre. Edhe pse zyrtarisht Hipoteka duhet të fillojë kontrollin e pasurive të punonjësve të sistemit të drejtësisë, pas datës 7 nëntor kur përfundon deklarimi që bëjnë ata, vetë Kryeministri ka qënë i angazhuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka urdhëruar krerët e Hipotekës, që të fillojnë paraprakisht kontrollin e pronave për zyrtarët që janë subjekt i rivlerësimit.Qëllimi është për dy arsye madhore: Të shmangen ndryshimet e pronësisë në momentin e fundit nga ana e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe të mos vonohet as një ditë procesi i vetingut. Vizion Plus ka arritur të sigurojë të plotë listën me 775 gjyqtarët dhe prokurorët, të cilëve po iu verifikohen pronat. Në këtë listë, ndodhet e gjithë kupola e drejtësisë: Që nga kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe anëtarët e kësaj trupe, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe familja tij, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, krerët e gjykatave më të mëdha si Sandër Simoni, Fehmi Petku, Xhezair Zaganjori, Gerti Hoxha, 9 anëtarët e KLD-së që vijnë nga gjyqësori ku nuk përjashtohet dhe emri i gjykatësit Gjin Gjoni I cili ka qënë më parë subjekt i kontrollit të ILDKPI. Po ashtu, nga ky kontroll do të jetë subjekt edhe familja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, pasi bashkëshortja e tij, Arjana Fullani është anëtare e Gjykatës së Lartë. Në këto lista, janë shkruar edhe të dhënat për fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të parë nëse ka prona të regjistruara në emrat e tyre, pavarësisht moshës që ata kanë. Ligji i vetingut parashikon kontrollin e magjistratëve për tre komponentë: pasuria, kontrolli i figurës dhe aftësia profesionale.

Free Traffic Exchange