PD, kushte për reformën zgjedhore- News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per muaj me radhe, opozita u investua per nje ndryshim rrënjësor ne zgjedhje, duke kërkuar futjen e votimit elektronik dhe financimin e fushatës elektorale 100% nga buxheti i shtetit; por tashme qe është bere e qarte se mazhoranca nuk pranon asnjë prej këtyre kërkesave, brenda PD po shtrohet pyetja: A ia vlen qe te behet nje reforme zgjedhore, e cila te merret vetëm me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it? Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, përgjigjja është e qarte, nje reforme elektorale qe nuk zbaton këto dy shtylla, nuk i duhet opozitës.?Nuk ka asnjë kuptim qe ne te flasim per reforme zgjedhore, dhe une do ta avancoja dhe me tej, nuk ka edhe kuptim qe ne te vazhdojmë te rrime ne ate parlament, per mua nuk ka kuptim qe ne te bëjmë sikur jemi pjese e këtij shteti, i këtij vendi, persa kohe nuk kemi zgjidhur dhe nuk do te mund te zgjidhim çështjen e votes se lire dhe zgjedhjeve te lira ne kete vend?.Paloka i është kundërpërgjigjur edhe bashkëkryetarit te komisionit te reformës zgjedhore, Taulant Balla, qe publikisht refuzoi kërkesat e opozitës, duke theksuar se ky qëndrim vërteton se kjo mazhorance, nuk përpiqet për zgjedhje me standarde.?Deklaratat e bëra me zedhenesin e tij te zakonshëm per çështjen e ndryshimit te kodit zgjedhor, thjesht konfirmojnë ate qe ne kemi thënë, fakti qe ata hedhin poshtë edhe dy kërkesat me te fundit te Partisë Demokratike, do te thotë qe Rama deklaron publikisht se nuk do zgjedhje te lira, as nuk ka ndërmend as te luaje rolin dhe te beje sikur është i gatshëm te zhvilloje zgjedhje. I njëjti fenomen qe ndodhi ne Dibër, ku ai me arrogance tregoi se ka ndërmend qe voten e shqiptareve ta këmbeje, votën e shqiptareve ta beje zero, ta beje nul, praktikisht duke e këmbyer me paratë e drogës me dhunën me represionin e krimit dhe shtetit kriminal edhe aktet e fundit jane vetem nje konfirmim i gjithë kësaj te vertete qe sigurisht po pret edhe reagimin tone. Ne e kemi deklaruar qe me pare qe per ne, zgjedhje te lira me Edi Ramen kryeministër nuk ka; dhe sigurisht beteja jone e pare dhe jo vetëm e pare por edhe finale, mendoj do te jete beteja per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme.? Veçanërisht pas zgjedhjes te 2015, por edhe pas zgjedhjeve te pjesshme ne Diber; opozita ka theksuar se prioritet i saj është garantimi i votës se lire. Por komisioni i ngritur për te reformuar ligjin zgjedhor është mbledhur rralle, kryesisht per shkak se reforma ne drejtësi mori te gjithe vëmendjen dhe energjitë e aktoreve kryesore politike. Dhe tani kur nga zgjedhjet na ndajnë vetem 8 muaj eshte ende e paqarte se çfarë produkti do te sjelle ne fund te punës se tij ky komision, kur palet nuk bien dakord per çështjet themelore.