http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, shprehet skeptik per deklaratat e qeverise mbi rritjen me te madhe qe pagave dhe pensioneve. Performanca e buxhetit te shtetit, sipas Bodes, lejon vetëm nje korrektim te inflacionit, ndërsa nese do te ketë ndonjë rritje reale, ajo do te ndodhe vetëm me borxhe. Deri me tani, nuk ka nje variant zyrtar te skemës se rritjes se pagave dhe pensioneve. Por për ish-ministrin, ato duhet te tejkalojnë kufirin prej 20%, qe te konsiderohen si rritja me e madhe. Pas këtyre deklaratave, deputeti socialist Ervin Bushati, fajësoi ish-qeverinë per gjendjen ne te cilën e futi ekonominë. Ekonomia ka patur një rritje modeste këto vite, ndërsa ne fund te 2016-ës, pritet te arrije 3.4 %. Teorikisht, çdo rritje pagash përtej nivelit te rritjes ekonomike, mund te kryhet vetëm me para borxh.