http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt edhe fëmijët që jetojnë Njësisë nr. 7 në kryeqytet do të kenë hapësirën e tyre të argëtimit. Bashkia ka nisur punën për ndërtimin e këndit të tetë të lojërave për fëmijë dhe ambiente sportive për më të rriturit në rrugën ?Kongresi i Lushnjës?.?Më vjen mirë që fillojmë këndin e tetë të lodrave në qytetin e Tiranës. Ka qenë një vit fantastik, pasi debatet për këndin e madh të lodrave i hapën rrugë ndërtimit të këndit të lodrave në çdo lagje, duke mirëkuptuar që jo të gjithë qytetarët mund të shkojnë te Liqeni, sepse 90% të kohës e kalojnë në xhepa të tillë, mes pallateve, mes komunitetit, në lagjet e tyre?.Kryebashkiaku Veliaj tha se deri në fund të këtij viti Tirana do të ketë 12 kënde lojërash ne disa lagje në kryeqytet.?Më vjen mirë që në fund të vitit do t?i kemi përfunduar të 12 këndet e lodrave nëpër lagje, që i shtohen këndit te Liqeni i Tiranës. Është një mënyrë fantastike se si fëmijët, sidomos më të vegjlit, kanë një hapësirë për të luajtur jashtë, në natyrë; është një mënyrë sesi ne luftojmë obezitetin, se si rrisim aftësitë sociale dhe fizike te fëmijët, dhe si përgatisim një brez të ri qytetarësh që mësohet të bashkëjetojë me të tjerët, të respektojë hapësirën e tjetrit, të respektojë të gjitha rregullat e komunitetit?.Sipërfaqja totale e këndit është 1100 m2 dhe veç lodrave ai do të ketë edhe një fushë volejbolli, fushë futbolli, pemë dekorative, e ndriçim te ri.