http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendësi i Jose Blate nuk heq dore nga idea per te rritur numrin e kombëtareve ne finalet e nje botërori nga 32 skuadra ne 48, por nuk përjashton edhe hipoteza te tjera. Ne ditën e pare te mbledhjes se Këshillit Ekzekutiv te FIFA-s, kreu i Organizatës Botërore te Futbollit Xhani Infantino, ka bere te ditur se mbi tavoline janë disa formate me 32 ,40 e 48 skuadra për botërorin e vitit 2026. Ideja e italo zviceranit është nje botëror me 48 skuadra te ndara: 16 kalojnë direkt ne fazën direkte te fazës se grupe. 32 te tjera marrin pjese ne fazën playoff per te dale me pas 16 skuadra qe kalojnë ne fazën finale. Vendimi per formatin final pas analizave dhe mendimeve te partnereve te ndryshëm do te merret ne mbledhjen e radhës se këshillit te FIFA ne janar te vitit 2017. Zgjerimi i finaleve te kupës se botes sipas Infantinos eshte nje ide e mire qe i shërben zhvillimit te futbollit. Për te ndare sa me mire shpenzimet presidenti i FIFA ka bere te ditur se do te jete ne favor te organizimit nga dy ose me shume vende. FIFA ka deklaruar se pritet te investoje 4 miliard dollarë per zhvillimin e futbollit, ndërsa deri ne vitin 2026 objektivi është dyfishimi i numrit te futbollisteve te jete 60 milionë.