85-vjetori i Dritëro Agollit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 85-vjetorin e tij Dritëro Agolli, nuk ka preferuar dhurata. Për dashamirësit e poezisë së tij, gjithsesi ai ka dhuruar disa vargje të reja, shkruar këtë dhjetëvjeçar të fundit. Dhurata e parë, një vëllim poetik me titullin ?Prit dhe pak? është ideja e Elonës vajzës së tij, që këtë emocion ka preferuar ta ndajë më herët përmes vargjeve në rrjetet sociale. Edhe Akademia e Shkencave ka zgjedhur që në këtë 85-vjetor, të botojë të paktën tre nga dramat e ndaluara të autorit. Studiuesi Shaban Sinani tregon emocionin e shkrimtarit kur zbuloi se dramat e tij, nuk janë zhdukur. Të treja dramat që botohen në një vëllim të vetëm nga Akademia e Shkencave, nuk e kanë parë dritën e botimit më herët, përveçse kanë qarkulluar në Akademinë e Arteve, kinse për t?u vënë në skenë nga studentët. Festimet e shkrimtarit të madh nisën herët më mëngjes me vizitën e Ministres së Kulturës në shtëpinë e Agollit, e do të vijojnë deri në mbrëmje në Teatrin Kombëtar, ku do të lexohen vargjet më të bukura të poetit.