“S’mund të ketë zgjedhje të lira me Ramen!” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Korça, lideri i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar sërish kryeministri Rama se me të ardhurat e drogës, kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Bashës, largimi i Edi Ramës është themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.?Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s?ua thonë vetëm demokratët, s?ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?.Sipas kreut të opozitës, me qeverisjen e Edi Ramës në këto tre vite është dëmtuar rinia dhe veçanërisht ajo socialiste.?Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokëulur?.Këto deklarata, Basha i bëri gjatë një bashkëbisedimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë.