Basha: S’ka zgjedhje me Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë 8 muaj, lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se për PD nuk mund te ketë proces elektoral te ndershëm me Ramen kryeministër. Gjate nje takimi me strukturat e partisë ne Librazhd dhe Përrenjas, Basha ka theksuar se abuzimi me tenderat, krimi e droga janë ne funksion te vjedhjes se zgjedhjeve te ardhshme nga qeveria.?Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderat që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve.?Sipas Bashes ne 3 vite qeverisje kryeministri Rama u ka shërbyer vetëm krimineleve."Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta. Paratë e tenderave i ndan me ta, drogën që ka mbuluar Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë e ka me ta. Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin?.Per liderin e opozitës keto jane arsyet qe papunësia është e larte dhe qytetaret përballen me nje situate te vështire ekonomike.