http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fillimi i vitit akademik ka pasur jehonën e tij edhe ne seancën plenare, e cila është shfrytëzuar nga kryeministri Edi Rama, per te vlerësuar reformën ne arsimin e larte, si me te suksesshme ne dy dekadat e fundit. Por opozita e ka akuzuar qeverinë per dështim, duke e ilustruar kete me vendet qe kane mbetur bosh ne universitetet shtetërore; edhe pse per shefin e ekzekutivit, ne fund te procesit te vetmet vende te lira, do te jene ato tek universitetet private. Debati per reformën ne arsimin e larte është shoqëruar edhe me sulme e fyerje personale mes deputeteve.