Bregu: SPAK të hetojë krimin elektoral - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme qe ligji per strukturën e posaçme qe do te luftoje korrupsionin ka hyre ne fuqi; opozita gjykon se kjo strukture duhet te ketë ne fokus edhe krimin elektoral. Kryetarja e Komisionit te Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se nje prokuror i posaçëm, duhet te merret vetëm me financimin e fushatave elektorale qe përben nje prej problemeve me te mprehta ne zgjedhje.?Nje prokuror i veçante emërohet pranë njësisë speciale te antikorrupsionit, sepse korrupsioni me i madh është korrupsioni qe fillon me votën.?Zyrtarisht, PD ne platformën e saj ka kërkuar qe Byroja Kombëtare e Hetimit te merret me krimin zgjedhor; por Bregu ka dhe nje shembull si e realizon këtë fqinji ynë, Mali i Zi.?Partitë politike raportojnë shpenzimet e fushatave te tyre çdo jave ne periudhën e fushatës. Ne momentin kur ka mospërputhje, behet nje auditim i menjëhershëm nga nje grup i ngritur nga KLSH, i cili ne baze te kërkesës se prokurorit te posaçëm qe caktohet vetëm per zgjedhjet, e ndjek çështjen dhe e çon menjëherë ne Gjykate. Ne momentin kur shumat jane me te mëdha, ka vendime te cilat jane me te renda, para gjykatës çohet kryetari i partisë politike. A e mendoni se çfarë do te ndodhte nese kryetari i partise me te madhe te mazhorances ne Shqipëri do te shkonte para gjyqit per mashtrim elektoral? Nuk ka raport ne bote, OSBE ODIHR apo vëzhgues ndërkombëtar qe mund te legjitimoje nje pale zgjedhje.?Kryetarja e komisionit te integrimit vlerëson pozitivisht momentin kur PD kushtëzoi reformën ne drejtësi me reformën zgjedhore, pasi opozita e ka jetike kete reforme e sipas saj PD nuk duhet te tërhiqet edhe pse ndryshimi i kodit elektoral është zvarritur per kaq shume muaj. Ndërsa per debatin me te fundit per sistemin elektoral bregu eshte pro ndryshimit te sistemit?Duke qene se kam kaluar edhe garën e sistemit mazhoritar dhe kete ?te lehtën? se je ne liste dhe del fitues; unë them qe per këdo qe ka dëshire te investoje ne politike dhe qe eshte i interesuar ta përballë veten ne gara reale, jo te fitoje ne tavoline, sigurisht qe mazhoritari është nje mundësi shume e mire. Ose personalizimi me individë, jo nje liste e mbyllur ku te votohet vetëm per siglën e partisë.?Bregu ndan nje opinion te kundër me Partine Demokratike ne lidhje me hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE. Duke sjelle ne vëmendje se ne momentin e pare qe PD kaloi ne opozite premtoi se nuk do te sillej si kryesocialisti Rama e nuk do te pengonte integrimin; bregu beson se përparimi ne rrugën e integrimit është interesi me i mire i qytetareve shqiptare.?Ndaj sot dhe jo vetem sot, por sigurisht derisa te mendoj dhe te besoj se politika me te vërtet sjell ndryshime per mire, une nuk do te kem asnjë qëndrim tjeter; po negociatat e anëtarësimit te Shqipërisë ne BE duhen çelur.?Por lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se nuk mund te hapen negociatat nje vendi qeveria e te cilit vjedh zgjedhjet dhe e ka mbushu...

Free Traffic Exchange