http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një operacion ndërkombëtar i Europol, Interpol e Fontex, në bashkëpunim me policitë lokale të 52 shteteve kane çuar në kapjen e të paktën 2.3 tonëve kokainë, zbulimin e 529 viktimave të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore si dhe arrestin e 314 personave. Europol thekson se rrjetet e goditura kanë qenë kryesisht në Nigeri, Azi, Evropën Lindore dhe ne disa raste shtete te Evropës Qendrore. Pas hetimeve disavjeçare, të paktën 16 ekspertë të Europolit janë shpërndarë në disa vende, evropiane e më gjerë, përfshi dhe Greqinë dhe kanë koordinuar goditjen me operacione të befta që kanë zgjatur një javë. Mes policive te shteteve që kanë bashkëpunuar, ka qenë dhe ajo shqiptare. Tre nga rastet e të ndaluarve që njofton Europol në faqen e saj është goditja që policia evropiane i ka dhënë agjencive të rreme të udhëtimit të stacionuara në Greqi, të cilat kryenin trafik të qenieve njerëzore dhe emigracion ilegal. Në një tjetër rast po në Greqi, Europol ka goditur një grup trafikantësh që dërgonin refugjatë nga kryeqyteti grek drejt Italisë me pasaporta false. Ndërsa në Austri autoritetet kanë zbuluar një plantacion të mbjellë me kanabis. Europol njofton se nga hetime e kryera deri me tani, kanë nisur dhe 440 çështje të reja hetimore, të cilat pritet të finalizohen muajt në vijim.