http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 hektarë toke dhe dhjetëra banesa ne Lezhe janë gdhire nen uje. Me kritike gjendja eshte ne Shëngjin dhe veçanërisht ne lagjet përballë portit. Vërshimi i ujit ka shkaktuar dëme te konsiderueshme ne banesa dhe biznese te kësaj zone. Banoret kërkojnë ndërhyrje për normalizimin e situatës. Kreu i kësaj njësie administrative, Tonin Uldedaj, tha se sapo është konstatuar përmbytja janë marre masat për evakuimin e banoreve. Kjo situate përsëritet sa here përmbytet fusha e Torovices. Grumbullimi i ujërave ne këtë zone nen nivelin e detit shkakton vërshime te ujit.