http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Sfida për Shqipërinë? është partia më e re që i shtohet skemës politike shqiptare. Sipas nismëtarëve, kjo forcë politike, synon të sjellë risi në funksionimin e partive, ku drejtuesi është i barabartë mes të barabartëve. Padyshim që ?Sfida? do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, ku sipas organizatorëve do të reflektojnë interesat e qytetarëve, që bien ndesh me ato të partive 25 vjeçare shqiptare. Partia që sapo është regjistruar zyrtarisht në Gjykatë, ka një të kaluar në zgjedhje. Ajo vjen si ripërtëritje e formacionit politik ?Ne Tirana?, që u bë pjesë e zgjedhjeve lokale të 2015 përmes kandidimit te Gjergj Bojaxhiut.