Droga, ndryshime në kodin penal - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njoftoi ndryshimet që do të propozojë në kodin penal, për ata që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis. Gjatë një deklaratë për mediat, Tahiri tha se do t?i kërkojë qeverisë që ata që kapen me hashash për përdorim vetjak të mos dënohen, por në sasi më të mëdha penalizimi të jetë nga 1 në 5 vjet burg dhe në sasi trafikimi nga 7 në 10 vjet. Ai që kapet me importin e farës së kanabisit, dënohet nga 3 në 7 vite heqje lirie. Per sa i përket propozimit te Ministrit te Drejtësisë, Ylli Manjani, mbi aktivizimin e ushtrisë per parcelat me kanabis, ai nuk u përkrah nga Tahiri.?Nuk jemi në kushtet e një alarmi kombëtar, por përballë një fenomeni që duhet ta adresojmë me çdo qytetar në vend që ka menduar se varfërinë mund ta vrasë duke mbjellë kanabis. E mirëkuptoj, por nuk e përkrah. E mirëkuptoj vullnetin për të bërë propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni, besoj është propozim i pasaktë, por hyn tek propozimet e dëshirës së mirë. Puna jonë nuk bëhet për konferencat e shtypit, por duke marrë masat e nevojshme të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm për parandalimin e fenomenit. Ndryshimi i Kodit Penal është një prejt masave që do sjellë rezultate?.Ministri i Brendshëm apeloi dhe një herë qytetarët që të bëhen bashke, kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit. Sipas Tahirit, kjo nuk është vetëm një çështje e policisë por e çdo qytetari, i cili ka menduar se mund të vrasë varfërinë nëpërmjet kanabisit.