Shqipëria e mbuluar nga droga - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
ryetari i demokrateve Lulzim Basha ka shfrytëzuar konventën e Partisë aleate Agrare Ambientaliste per te akuzuar kryeministrin Edi Rama si njeriun përgjegjës per mbulimin e Shqipërisë nga droga. Sipas Bashes, hashashi është shndërruar ne ekonominë kryesore te vendit dhe kjo me nje qellim te qarte; per te vjedhur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Basha ka përshëndetur edhe vendimin e presidentit te republikës, per te kthyer per rishqyrtim ne parlament, ligjin per importin e mbetjeve, duke përsëritur se PD kërkon qe kjo çështje te vendoset nga qytetaret. Tashme qe nga zgjedhjet na ndajnë 8 muaj, Partia Agrare është pjese e koalicionit opozitar edhe pse ne këtë konvente, Taulant Balla ka përcjelle ftesen qe Agron Duka, te behet serish pjese e se majtës. Socialistet dhe Partia Agrare Ambientaliste do te përballen ne 20 nëntor ne te paren garën elektorale mes tyre per kreun e Bashkisë se Kolonje.

Free Traffic Exchange