Hapja e negociatave me BE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mundësia qe Komisioni Europian të rekomandojë çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është madhe, sidomos kur ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, janë miratuar me konsensus dhe po vijon miratimi i ligjeve plotësuese. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, nuk mendon se vendimet e Komisionit merren duke përcaktuar kushte. Në intervistën për Vizion Plus, Gjosha rrëfen se për të pasur një vendim formal nga Këshilli Europian, duhen marrë në konsideratë vetë situata ne BE. E pyetur nëse do të mund të ketë një veto nga Greqia për vendimin përfundimtar, Gjosha thotë se nuk ka arsye pse vendi fqinj të bllokojë procesin. 9 nëntori është data kur Komisioni Europian do të publikojë zyrtarisht raportin, ku do të përcaktojë fatin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. qeveria shqiptare mbetet optimiste për një vendim pozitiv.