https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus, nis transmetimin e dy programeve që do të ndryshojnë të dielën tuaj përballë ekranit. Nis nga sot në mbrëmje me hapësirën e satirës dhe humorit, atë që prej një dekade sjell në shtëpitë tuaja aktualitetin shqiptar nën një tjetër këndvështrim, sa goditës aq edhe argëtues. Sot në mbrëmje ?Bypass show? rikthehet në Vizion Plus, si gjithnjë nën moderimin e Agim Bajkos që në takimin e parë ju ofron një panoramë të ngjarjeve më pikante të javës. Në ora 20.10 Vizion Plus ju sjell një risi, magjinë e fustanit të ëndrrave, atë që ëndërron çdo vajzë për ditën më të bukur të saj. Përzgjedhja, dilemat dhe dëshira për të zgjedhur fustanin e bardhë do të mbërrijnë në ekranin tuaj përmes këshillave të profesionistëve që çdo të diel në mbrëmje do t?ua përcjellë Orinda Huta.