Superoperacion kundër kanabisit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit nisi një aksion te gjere antikanabis ne te gjithë vendin e ndërsa operacioni vazhdon deri më tani janë sekuestruar 646 kilogramë hashash dhe mbi 3 mijë rrënjë kanabisi. Mbi 300 forca u angazhuan ne disa qarqe te vendit ku ne fokus jane Shkodra, Vlora e Gjirokastra. Gjatë operacionit të koduar ?Smile?, buzëqeshja, policia po vijon operacionet duke filluar nga fshatrat Kuç Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik. Në Vlorë në pranga ra pronari i një firme private Ferdinant Mile. Gjatë kontrollit në afërsi të ujit të ftohtë në pallatin e ndërtuar prej 47-vjeçarit u gjetën thasë me 41 kilogramë lëndë narkotike. Në Tepelenë gjatë dy operacioneve të tjera policia gjeti 520 kilogramë kanabis në një objekt të braktisur në vendin e quajtur minierat e Gusmarit. Në pranga ra 34-vjeçari Astrit Selmani nga Saranda, ndërsa në ndërtesë u zbuluan 30 kg kanabis e përpunuar dhe 180 kg në proces tharje. Edhe në fshatin Nivicë në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike në proces tharje si dhe bimë të kultivuara. Në zonën e Krujës policia gjeti ambiente të përshtatura për kultivim dhe tharje. Në total, në fshatin Kameras u sekuestruan 85 kg kanabis sativa, 1100 bimë në proces tharje dhe 1900 të kultivuara. Gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan Edrin Sulaj, nga Mamurrasi si dhe një 17-vjeçar. Policia nisi procedim në gjendje të lirë dhe për një person tjetër pasi hashashi u gjet në afërsi të banesës së tij.