Sekuestrohet 242 kilogram hashash, dy të arrestuar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sfida me e madhe per trafikantet e drogës është kalimi i saj nga Shqipëria drejt Evropës, pa u zbuluar nga policia. Ata përdorin kryesisht mjetet e transportit, duke modifikuar pjese te makinave. Edhe rasti i fundit ne portin e Durrësit ishte i tille. Mbrëmjen e te enjtes policia gjeti te fshehur ne brendësi te kabinës se nje kamioni, 12 kilogram kanabis. Shoferi 51-vjeçar nga Shijaku, Hamdi Nderjaku, qe tentoi ta kalonte drogën drejt Italisë, u arrestua. Një tjeter arrestim u krye per trafik marihuane, ketë radhe ne Gjermani. Nje 57-vjeçar shqiptar u prangos, pasi ne kamionin e tij u zbulua nje sasi prej 230 kg kanabis. Policia e Bavarise e ndaloi ate ne Pasau ne kufirin me Austrinë. Shqiptari e kishte fshehur ate brenda këmbeve te disa arkave plastike. Marihuana ishte vendosur ne disa tuba plastike me nga 800 gram secili, te cilët futeshin brenda këmbeve, qe me pas mbylleshin. Forcat e policisë kishin ndier erën e kanabisit, qe i kishte shtyre te kontrollonin me imtësi arkat. Kamioni ishte ngarkuar me droge në Itali dhe do të transportohej drejt Holandës.

Free Traffic Exchange