Operacioni Ndërkombëtar Monitorues gati të nisë punën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 jave pas hyrjes ne fuqi te ligjit te vetingut, ndërkombëtaret jane gati per te monitoruar procesin e skanimit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Mësohet se anëtaret e ONM qe i përkasin Bashkimit Europian jane përcaktuar dhe ata janë përzgjedhur nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Italia. I vetmi emër i konfirmuar deri tani si pjese e operacionit eshte Reinhard Priebe, i cili ka qene ne Shqipëri gjate mandatit te dyte te kryeministrit Fatos Nano si drejtor per Ballkanin Perëndimor ne BE. Vizion Plus i është drejtuar zyrtarisht delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane, i cili konfirmoi se ONM: Operacioni Ndërkombëtar Monitorues (ONM) është gati ta ndihmojë Shqipërinë në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe sensitiv. Së bashku me partnerët tanë strategjikë, përfshirë të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, jemi të përgatitur që ai të fillojë punë sapo Shqipëria të bëjë hapat e saj të para për të ngritur institucionet e vetingut. Siç e dini, ligji është miratuar dhe është në fuqi në këtë stad. Nga kjo pikë në vazhdim ai kërkon si hap të parë të zbatimit ngritjen e institucioneve të vetingut. Ne po ndjekim nga afër dinamikat e procesit të zbatimit nga institucionet shqiptare përkatëse. ONM do të jetë aty për të kryer detyrën e tij siç përcaktohet në aneksin e Kushtetutës shqiptare.Pas deklaratës se presidentit Nishani se nuk do te nise procedurën per anëtaret e 2 institucioneve qe do bëjnë vetingun, i takon avokatit te popullit te filloje procesin. Por deri tani ende nuk ka nje date se kur do te nise.Operacioni ndërkombëtar i monitorimit mbikëqyr procesin e vetingut qe prej fillimit duke dhënë mendimin e tij per secilin prej aplikanteve per anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe te kolegjit te apelimit