Ben Blushi: Me Hafizin ikim nga partia që nuk mbrojti Arditin por vrasësin e tij

2016-10-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Ben Blushi zyrtarizon largimin nga grupi parlamentar i PS-së të cilin ai e quajti Rilindje.
Duke e quajtur Rilindjen ?fatkeqësi kombëtare për tu ndryshuar me votë? Blushi tha se kishte vendosur ti bashkohej një projekti të ri politik i cili është në opozitë me mashtrimin elektoral.
Pjese nga fjala e Ben Blushit në Kuvend:
?Unë dhe Mimoza Hafizi nuk jemi më deputetë të Rilindjes. Unë dhe Mimoza Hafizi nuk biem dakord me këtë.
Ne besojmë se rilindja nuk ka mbrojtur asnjë ditë interesin publik, përkundrazi ka thelluar traditën e qeverisë së vjetër për të mbështetur të pasurit kundër të varfërit, për të mbështetur të fortët kundër të dobtëve, për të mbështetur të paligjshmit kundër të ligjshmëve, duke nxitur kështu pabarazinë dhe polarizimin social që sot është plaga më e thëllë që ka Shqipëria që shkakton përditë depression, korrupsion, emigracion kronikë për shkak të qeverisjeve të dobëta dhe klienteliste. A ka rast më tipik sesa ajo që ndodhi para disa ditësh, ku një fëmijë që punonte në Sharrë për bukën e gojës, duke mbledhur mbetjet natën, për të cilën Rilindja nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë, një gushëllim, ndërkohë që ai humbi jetën në një territor publik, që administrohet nga një kompani private me lejën e shtetit.
Shumë njerëz për fat të keq ikin nga Shqipëria që fëmijët e tyre mos kenë fatin e Arditit. Ne nuk po ikim nga Shqipëria, por po ikim nga partia, nga një parti e cila për fat të keq nuk mbrojti Arditin, por mbron vrasësit e tij. Nuk mbrojti Arditin, nuk ka guximin askush nga ju këtu të dali dhe të thotë një fjalë për një njeri që humbi jetën në punë. Po ca bëni në të kundërt? Mbroni nevojën që ajo industri e zezë që e çoi në vdekje të ketë më shumë fitim. Ne nuk mund ta pranojmë, të mos ishim me Arditin, por të ishim me pronarët. Kjo është zgjidhja që bëri Rilindja dhe ne nuk mund të vazhdonim rrugën me ju, por nuk është prap vetëm kaq. Nuk mund të jetë vetëm kaq. Ne besojmë për fat të keq se rilindja ka ushqyer banalitetin, edhe vilgaritetin e këtij parlamenti duke sjellë këtu me koshiencë njerëz me precedente penale, që kanë2 vrarë, përdhunuar, trafikuar, spekulluar duke kthyer banditizmin dhe dhunën në një normë shoqërore që ka krijuar imazhin e një vendi jo normal, duket si një xhungël ku fiton më i forti dhe ai që shkel ligjin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ben-blushi-ikim-nga-partia-qe-nuk-mbrojti-arditin-por-vrasesin-e-tij/