Ora News – Uji përpin 100 krerë bagëti, fermeri apelon për ndihmë: Dëmi 2 mln lekë

2016-10-24 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmbytja që përfshiu Kurbinin ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në blektori.Më shumë se 100 bagëti të imta në fshatin Malbardhë të Kurbinit u përpinë nga vërshimi i ujërave.
Fermeri Gani Lika thotë se uji ka ardhur në mënyrë të mënjëhershme, duke i shkatërruar të gjithë ekonominë e tij familjare. Ai apelon për ndihmë, pasi e vetmja e ardhur për familjen e tij prej 8 anëtarësh ishte ky biznes.
Gani Lika: Kanë qenë 130 e ca dhi, kanë ngelur nja 10 krerë aty. Ndoshta ka ikur ndonëj në pyll, ose të ngordhura. Plus bagëtive edhe misrin, barin mi kanë marrë reshjet. Kjo ishte ekonomia ime. Me këto mbaja familjen. Vlera e demëti është afërsisht rreth 20 milionë. Apeli im është qe qeveria të na ndihmojë se nuk kemi ku të jetojmë më.
Dëmet e shkaktuara në këtë fermë kapin një vlerë prej 2 milion lekësh të reja, ndërsa gjatë dites së sotme për të verifikuar atë çfarë ka ndodhur pritet që të shkojnë dhe specialiste të bujqësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/uji-perpin-100-krere-bageti-fermeri-apelon-per-ndihme-demi-2-mln-leke/