Ora News – Takimi me fermerë në Durrës, Rama: Fond garancie për kredi të buta për fermerët

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së martës (11 tetor) një takim me fermerë në Manzë të Durrësit, duke theksuar se qeveria do të krijojë një fond garancie për fermerët për t?u dhënë mundësi atyre që të marrin kredi.
Sipas kryeministrit, shteti do të jetë ndërmjetës midis fermerëve dhe bankave, duke shtuar se në Shqipëri është një rrugë e pa shkelur më parë, ndryshe nga se ndodh në botë.
Rama: Ne jemi angazhuar edhe në krijimin e një linje financimi të posaçme që ka në bazën e vet garancinë shtetërore, pra kemi krijuar një fond kombëtare garancie për bujqësinë për t?i dhënë mundësi fermerëve që të mund të marrin kredi të buta duke i përdorur bashkitë si ndërmjetës mes fermerëve dhe bankave. Kudo në botë kjo është rutinë, kurse këtu është një rrugë e pa shkelur më parë. Ka qenë një histori shumë e lodhshme sumvensionesh të shpërndara si lëmoshë lart e poshtë pa asnjë strategji.
Rama u ndal edhe tek shërbimi kombëtar i urgjencës, duke theksuar se në pranverë do të ketë një riorganizim të plotë të sistemit të ambulancave.
Rama: Brenda pranverës së ardhshme ju do të jeni dëshmitarë se nuk do të ketë më probleme të kësaj natyre, sepse ne kemi riorganizuar të gjithë flotën e ambulancave. Nëse deri sot prej kaq shumë vitesh, autoambulancat ishin të atashuara pranë spitaleve dhe distancat mund të ishin të ndryshme, sot do të jetë një shërbim i unifikuar dhe i drejtuar nga qendra në Tiranë, e cila do të ketë një sistem elektronik. Të gjitha ambulancat do të jenë të pajisura me GBS. Do të ketë një linjë të unifikuar i cili do t?i përgjigjet kujtdo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-fond...

Free Traffic Exchange