Laç, mort dhe humbje financiare, Ora News në familjet e prekura nga përmbytjet

2016-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolë Menga, 48 vjeç nuk e ka menduar se dalja nga shtëpia për të parë dyqanin ku tregtonte këpucë të përdorura ishte dhe e fundit për të. Babai i 4 fëmijëve në Laç ka lënë pikëllim dhe shqetësim tek familjarët që përjetuan tmerr me shirat e rëmbyeshëm të mbrëmjes së të hënës.
Nuk është e qartë se cfarë ka ndodhur por trupi I viktimës është gjetur disa orë më vonë disa kilometra larg.
Në terren kanë shkuar menjëherë forcat e shtabit të emergjencës dhe u është dashur të numërojnë dëmet. 60 banesa në zonën e Lacit, rreth 500 ha tokë janë përmbytur si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Kamera e Ora News ishte në disa nga familjet e përmbytura në Laç. Sic duken dhe në këto pamje në shtëpitë e familjes Dani, dëmet janë të mëdha.
Uji ka arritur në nivelin 1 m. Familjarët kanë evuakuar fillimisht gratë dhe fëmijët duke i ngjitur në tarracat e shtëpive.
?Derisa ra gjëndja e tensionuar, fëmijët kanë ndenjur lart?
Dëme ka dhe në tokat bujqësore dhe në blektori kanë përjetuar rreth 60 familje në qytetin e Laçit. Papastërtitë dhe qeset e hedhurinave në përrua janë dëshmi e një gjendjeje skandaloze. Gjetja e përgjegjësve për situatën nuk mund të laget nga reshjet e radhës, por duhet të marrë një përgjigje zyrtare dhe qytetare
Kreu i emergjencave Premci i kërkon pushtetit vendor të marrë masat për pastimin e kolektorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-...