Ora News – Deputetet e PD: Të përjashtohen nga institucionet dhunuesit në familje

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetet Majlinda Bregu, Albana Vokshi dhe Mesila Doda, kanë dorëzuar nismën për ndryshime në 3 ligje: atë të dekrimianlizmit, Kodin Penal dhe ligjin për Arsimin Parauniversitar.
Nisma synon të përjashtojë nga institucionet publike cilindo që është dënuar për dhunë në familje, dhunë ndaj fëmijëve apo grave. Tri deputetet kërkojnë nga Parlamenti që subjekt i ligjit për dekriminalzimin të jenë mësuesit dhe profesionistët që punojnë me fëmijët, personat me aftësi të kufizuar dhe moshën e tretë.
Kjo iniciativë ligjore vjen pas denoncimeve në media për ushtrim dhune nga punonjësit e institucioneve të kujdesit shoqërore dhe rikthimi në detyrë i tyre pas përfundimit të dënimeve apo proceseve gjyqësore.
Ndërsa në draft/ligjin për ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar kërkohet futja e detyrueshme testit psiko-social për mësuesit. Vlerësimi psiko-social, përfshin mbledhjen e informacionit social dhe biografik nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë dhe analiza psikologjike, me qëllim që evidentimin e rasteve problematike.
Sa i takon ndryshimit në Kodin Penal, deputetet Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Abana Vokshi, kërkojnë të përjashtojnë çdo dënim tjetër alternative përveç burgut, për personat që ushtrojnë dhunë në familje, dhunë ndaj fëmijëve apo grave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deputetet-e-pd-te-perjashtohen-nga-institucionet-dhunuesit-ne-familje/