Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Serb, Aleksandër Vuçiç ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të zgjidhur ngërçin e krijuar për vënien në punë të linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Kreu i qeverisë serbe angazhimin e ka konfirmuar para kryeministrit shqiptar dhe drejtores së Bankës Botërore për Evropën Juglindore Ellen Goldstein, gjatë një takimi të mbajtur në Serbi. Ky premtim i Vuçiç, vjen në një kohë kur komiteti i energjisë ka hapur një çështje ndaj Serbisë duke i kërkuar zgjidhjen e ngërçit brenda vitit.
Rama: Kosovës i duhet energjia, i duhet interkonjeksioni që të funksionojë. E pra, si zgjidhet kjo? Duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit dhe duke mbajtur fjalime që për fat të keq po bëhen gjithmonë e më rëndom fjalime që ia mbajmë njëri-tjetrit, për të treguar se kush është patrioti më i madh, me tendencën që të manipulojmë sa më shumë njerëz për vota? Apo për të bërë gjërat konkrete për njerëzit?
Në bashkëbisedimin me gazetarët shqiptarë që e shoqëruan në vizitën zyrtare në Serbi, kryeministri Edi Rama zbuloi dakordësinë me homologun Vuçiç që në shkollat e komunave shqiptare në Serbi do të mësohet me tekstet e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/interkonjeksioni-vucic-i-premton-rames-zgjidhje-per-ngercin/