Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Panorama që na shoqëron pothuajse çdo dite në rrugët e Tiranes por jo vetëm, ku qindra mijëra këmbësorë shkelin rregullat e qarkullimit, duke vënë në rrezik jetën e tyre, por edhe të drejtuesve të automjeteve, ishte tema e emisionit ALERT, të Granit Sokolaj, në ekranin e Ora News.
Të ftuarit në Studio, Mithat Tola, Drejtor i Certifikimit dhe Trajnimit të Mjeteve Motorike, Akademia e Sigurise dhe Ing.Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore, duke folur për mungesën e kulturës së të ecurit në rrugë, iu bënë thirrje qytetarëve, që të tregohen të kujdesshëm.
Ndërkaq, duket se penalizimi i atyre këmbësorëve që nuk zbatojnë rregullat duket një mision i pamundur.
Hadho dhe Tola shtran nevojën e një ore edukimi në shkolla, duke nisur që nga shkollat fillore, me qëllim që, sipas tyre, të paktën të edukohet brezi i ri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kembesoret-e-vdekjes-ne-emisionin-alert-qytetaret-rrezikojne-vete-jeten-e-tyre/