Ora News – Reforma zgjedhore, Meta: Të zvogëlojmë numrin e deputetëve

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse në platformën e dy partive të mëdha për amendimin e kodit zgjedhorë nuk flitet për ndryshim sistemi, Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet që të kërkoi zyrtarisht rikthimin tek listat e hapura.
Kryetari i kësaj force politike, njëherazi, kryetar i Kuvendit Ilir Meta, në tryezën për Forcimin e pavarësisë së organeve të Menaxhimit Zgjedhor, tha se listat e hapura garantojë përfaqësim më korrekt në Parlament dhe demokratizim të forcave politike. Sistemi me lista të hapura sipas tij në rast të një vullneti të mbarë politik, mund të aplikohen që në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Meta: Listat duhet të jenë të hapura. Kjo e bën të pashmangshëm pastaj edhe demokratizimin e partive, sepse krijon lidhjen e qytetarit me votuesin. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes pavarësisht vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e saj.
Kryetari i Kuvendit, kishte dhe një propozim surprizë në një plan më afatgjatë se në zgjedhjet e ardhshme: zvogëlim të numrit të deputetëve.
Meta: Numri i deputetëve është më i madh se ç?duhet. Ne bëmë një reformë administrative nga 400 e ca njësi kaluam në 60 e ca njësi. Kjo do të ndihmojë edhe në një funksionim më të mirë të Parlamentit, dhe një cilësi më të mirë të funksionimit të komisioneve. Por, edhe vetë përmbajtja do të jetë besoj më cilësore.
Si drejtues i Lëvizjes Socialiste për integrim, Ilir Meta, njoftoi kufizim të pjesëmarrjes së biznesmenëve në listat e ardhshme zgjedhore, duke dhënë këto argumente.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-penalizim-maksimal-atyre-qe-tentojne-te-blejne-voten/

Free Traffic Exchange