Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmeni që denoncoi gjobëvënien nga banda e Emiljano Shullazit është marrë prej kohësh në mbrojtje.
Urdhri është lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej momentit që Ylvi Beqaj ka dhënë dëshminë e tij.
Beqaj është një nga pronarët e ish-hotel ?Vollga? në Durrës. Ai ka vendosur të flasë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas arrestimit të Shullazit dhe Gilmano Danit dhe të tregojë të vërtetën për nënshkrimin e kontratës së dhënies 20 për qind të ish-hotel Vollgës.
Fillimisht, Beqaj kishte deklaruar në prokurori se Shullazi nuk i bënte shantazh por vetëm e kishte ndihmuar të merrte pronësinë e Vollgës.
Por në dëshminë e tij të re, biznesmeni ka treguar se herë pas herë është detyruar të lëshojë për llogari të tyre çeqe bankare, në shuma që variojnë nga 35 mijë dollarë, 120 mijë dollarë apo 15 mijë euro. Të gjitha këto para në valutë, euro dhe dollarë janë tërhequr nga nipi i Shullazit, Endrit Zela që u arrestua një ditë më parë dhe Gilmando Dani.
I ndodhur në këto kushte dhe në trysninë e drejtpërdrejtë të anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit, biznesmeni Beqja ka vendosur të flasë për llogari të Krimeve të Rënda.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/merret-ne-mbrojtje-biznesmeni-qe-dyshohet-se-u-gjobit-nga-shullazi/