Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka përfunduar punën për rikonstruksionin e plotë të rrugës ?Kujtim Laro? në njësinë nr. 3 në kryeqytet. Rruga u vjen në ndihmë rreth një mijë familjeve dhe tashmë, veç asfaltimit dhe trotuareve, ofron edhe sinjalistë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet e kryera në këtë rrugë, falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të lirojnë hapësirat e zëna për të lejuar zgjerimet e nevojshme të rrugës dhe për krijimin e vendeve publike, por edhe për korrektesën në pagesën e taksave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-fokusi-yne-te-puna-sulmet-politike-nuk-na-devijojne-nga-misioni/