Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundon në Gjykatën e Lartë dosja për CEZ. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Ekonomisë i janë drejtuar shkallës së tretë të gjyqësorit për të ankimuar vendimin për pushimin e hetimeve nga prokuroria për dy kallëzime që ishin bërë në lidhje me këtë çështje.
Kallëzimi i parë u dorëzua në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për ministrin e Energjetikës Damjan Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit Alma Hicka me akuzën e shpërdorimit të detyrës me argumentin se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-per-cez-te-henen-ne-gjykaten-e-late/