Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 18 vjet pas luftës së kosovës, Kukësi nderon ish përfaqësuesen e UNHCR në vitin 1999 Laura Boldrini me titullin ?Qytetare Nderi?.
Sot në postin e presidentes së Dhomës së Deputetëve të Italisë, boldrini hoqi paralele mes krizës së refugjatëve kosovarë dhe atyre sirianë që enden dyerve të vendeve të BE. Zyrtarja Italiane tha se BE duhet ta shikojë Kukësin si një model të krizës së emigrantëve.
Boldini: Dua ta ndaj këtë çmim me të gjithë ata që ndihmuan në vitin 1999. Çfarë mund të them unë për sot kur kemi krizë refugjatësh? Solidariteti është një vlerë e BE, por për fat të keq, sot ka disa vende të BE që nuk e konsiderojnë të tillë dhe po krijojnë mure dhe gardhe për refugjatët. Kujtoj që në vitin 1999 ishte krejt e papritur dhe brenda një ore, familje të Kukësit u mobilizuan për ta strehuar në shtëpinë e saj.?Sepse ata nuk janë refugjatë. Janë vëllezërit tanë?, më shpjegoi dikur një familje kuksiane.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë i adresoi një mesazh politikës shqiptare ndërsa kërkoi që reforma në drejtësi të bëhet e zbatueshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukesi-nderon-laura-boldrinin-ndihmoi-ne-krizen-e-99/