Ora News – 2 mld euro për pastrimin e bregdetit, Velipoja probleme me tualetet

2016-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndonëse bregdeti i Velipojës renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave, Qendra e BE ka mbledhur aktorët vendorë për t?i sensibilizuar për mbetjet ujore. Gjatë takimit u bë prezente problematika konkrete që ndotin detin, si mungesa e tualeve publike, mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza të bizneseve, që renditen ndër shkaktarët kryesorë për ndotjen. Por Qëndra e BE kërkoi dhe sensibilizim të qytetarëve për të ruajtur mjediset ujore.
Mbi 2 miliardë euro investime i nevojiten Shqipërisë për përpunimin e mbetjeve ujore sipas direktivave të BE-së.
Shifra u bë publike në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra e Bashkimit Europian me aktorët lokalë të Shkodrës për ?Ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen e cilësisë së ujërave detare?.
Miriam Angoni: Pavarësisht se investimet janë bërë, ka shumë probleme mbi qëndrushmërinë e këtyre investimeve pasi në shumë raste impiantet e përpunimit të ujërave detare nuk funksionon, gjë që bën që në det të derdhen ujëra të ndotur. E njëjta gjë ndodh me lumin Buna apo me lumin Drin.
Mark Laloshi: Mund të themi që këtë vit plazhi i Velipojës është pastruar më mirë se vitet e tjera. Kemi ndjekur me korrektesë kontratën që kemi pasur me operatorët privatë.
Tjetër shqetësim që u ngrit në këtë takim ishin edhe depozitat e ujit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/2-mld-euro-per-pastrimin-e-bregdetit-velipoja-probleme-me-tualetet/

Free Traffic Exchange