Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas tentativës për t?u vetëhedhur nga vinçi në Tiranë i të riut me origjinë nga Vlora, Shërbimi Social në qytetin bregdetar është një tjetër strukturë që konfirmon se Selimaj është ndihmuar në vijimësi. Sipas drejtueses, Ines Stasa, i riu që ka jetuar për disa vite në konviktin e shkollës industriale, duhet të pranojë punën dhe shansin që i ofrohet për të një jetë normale.
Kjo është dhoma e konviktit të shkollës së mesme industriale në Vlorë ku ka jetuar për disa vjet 24 vjeçari i rritur në shtëpinë e fëmijës.
Sot në to jetojnë studentë, ndërkohë që i riu që një ditë më parë tentoi të hidhej nga vinçi në Tiranë, prej disa kohësh ka zgjedhur si vendbanim kryeqytetin.
Për intitucionet e Shërbimit Social në Vlorë, rasti i Erion Selimajt nuk është i panjohur.
Drejtuesja e institucionit, Ines Stasa, tha për Ora News se në çdo kohë Erion Selimaj ka marrë asistencë, pavarësisht se është banor i Bashkisë së Selenicës.
Sipas saj, i riu do të vijojë të ndihmohet, por duhet të pranojë çdo lloj pune si një mundësi për një jetë normale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherbimi-social-per-erion-selimaj-i-ofruam-pune-refuzoi/