Ora News – Pas përmbytjes, nis pastrimi i rrugëve të Lezhës

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas përmbytjeve që përshinë qytetin e Lezhës dhe zonat përreth situata është përmirësuar.
Uji është larguar nga të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit, por duke lënë shumë baltë dhe inerte. Për të pastruar zonat e përmbytura nga mbeturina dhe balta Bashkia ka angazhuar punonjësit e shërbimeve publike si dhe forcat zjarrfikëse.
Këta të fundit kanë ndërhyre duke larë rrugët, ndërsa vëmendje më e madhe është përqendruar tek oborret e shkollave të cilat një ditë më parë u përmbyten.
Shefi i Zjarrfikësve të Lezhës Agustin Pepkolaj tha se në të njëjtën kohe po punohet me motopompa për largimin e ujit nga bodrumet e pallateve, të cilët janë përmbytur, duke sjellë edhe mungesë të energjisë elektrike për banoret.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-permbytjes-nis-pastrimi-i-rrugeve-te-lezhes/

Free Traffic Exchange