Ora News – Korçë, Basha: Rama kërkon të diktojë zgjedhjet përmes drogës

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama është votimit dhe numërimit elektronik pasi nuk përballet dot me qytetarët për shkak të premtimeve të pa mbajtura. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Korçë, Basha theksoi se Rama shpreson të deformojë vullnetin e zgjedhësve.
Basha: Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s?ua thonë vetëm demokratët, s?ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota.
Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjatë këtij takimi, një i ri që sipas demokratëve ishte socialist, është anëtarësuar tek Partia Demokratike. Kleanth Caushi shpjegoi arsyen se pse ishte shkëputur nga PS-ja.
Kleanth Caushi: Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-permes-droges-rama-kerkon-te-diktoje-zgjedhjet/

Free Traffic Exchange