Ora News – Bisedimet për anëtarësim, Bushati: Presim rekomandim të qartë nga KE

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Bruksel është zhvilluar një ceremoni për prezantimin e grupit të miqësisë në Parlamentin Evropian, ?Friends of Albania?, e organizuar nga Zëvendës Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Grupi i Miqësisë ?Friends of Albania? do të shërbejë si një urë miqësie ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Shqipërisë, më qëllim rritjen e mbështetjes për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, duke mundësuar krijimin e lidhjeve më të forta dhe një dialogu konstruktiv brenda Parlamentit Evropian.
Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushatui, duke theksuar rolin e PE-së si një mbështetës aktiv i përpjekjeve transformuese dhe modernizuese të vendit, konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat shtet-konsoliduese në vend, duke shprehur bindjen se ngritja e këtij grupi në një moment kyç për avancimin e vendit drejt BE-së.
Bushati: Parlamenti Evropian ka qenë gjithnjë një mbështetës aktiv i përpjekjeve tona, dhe ne besojmë në ndihmën tuaj, që Bashkimi Evropian të vijojë të ketë në fokus rajonin tonë. Ne mbështesim një politikë të zgjerimit të drejtë, bazuar në meritat personale, por gjithashtu ka nevojë për një qasje rajonale të balancuar mbi zgjerimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pe-krijohet-grupi-i-miqesise-per-shqiperine-bushati-zgjerim-te-drejte/

Free Traffic Exchange