Ora News - Institucionet më pak të aksesueshme në terren se online

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Administrata, përfshirë drejtuesit e lartë, nuk kanë njohuri të thelluara mbi standardet e vendosura nga ligji mbi të drejtën e informimit dhe përgjegjësitë që burojnë prej tij.
Ky është konstatimi i Institutit të Studimeve Politike nëpërmjet monitorimit online dhe fizik si dhe testimit të drejtpërdrejtë të katër bashkive Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.
ISP konstatoi dhe mungesë të publikimit të orarit zyrtar të pritjes së ankesave dhe kërkesave nga Bashkia Durrës, mos publikimi i arsimimit dhe kualifikimit të zyrtarëve nga bashkia Vlorë dhe një mungesë e strukturës organizative, pagave, arsimimit dhe funksioneve të ushtruara të zyrtarëve publikë nga Bashkia Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/institucionet-me-pak-te-aksesueshme-ne-terren-se-online/