Ora News – Lezhë, përmbytjet në Zejmen, banorët: Dëmet të konsiderueshme, duam ndihmë

2016-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë nga vërshimi i ujit në Zejmen të Lezhës, situata është ende problematike. Uji është ende prezent nëpër oborret e banesave dhe në tokat bujqësore, ndonëse ka rënie të nivelit. Banorët thonë se ndonëse dëmi është i konsiderueshëm, por ende asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka ardhur t?i vizitojë.
Mbetet problematike situata e përmbytjeve në Bashkinë e Lezhës.
Dhjetëra shtëpi në njësinë administrative të Zejmenit janë ende të rrethuara nga uji, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore të përmbytura.
E vetmja mënyrë për të lëvizur banoret është zbathur ose me mjete të rënda, pasi niveli i ujit në rrugë dhe oborret e shtëpive i kalon të 30 cm.
Banorët thonë se është hera e tretë që përmbyten brenda tre javëve, ndërsa se vërshimi i ujit u ka shkaktuar shumë dëme.
Banore: ?40 cm uji në shtëpi. Çdo gjë ka përfunduar, do me thënë me të gjitha çfarë kam pasur.Jemi munduar t?i shpëtojmë të gjitha pajisjet, frigoriferin, lavatriçen. Për një javë jemi përmbytur tre herë. Po të ishin hapur në kohën e duhur kanale, këtu nuk do ishte përmbytur se unë u bëra 20 vjet që jam këtu.Nuk ka bërë vaki, vinte uji 20 cm por jo kështu?.
Banor: ?Përmbytje të papara.Hapi kanalet! Nuk ka hapur njeri që në 2011. Nuk ka prekur kush hapje kanalesh?.
Banore: ?Dëme në bagëti e në pula e bereqet. Na mbyti uji. Mbjellim, s?korrim, as bëhet hurdhra, as bëhet qepa?.
Banore: ?Pulat, misrin,kovat me miell, bidonat i ka marrë të gjithë uji. Vetëm tani jemi përmbytur tre herë?.
Në zonat e përmbytura ishte dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Lezhës Palin Marku, që u u njoh nga banoret me situaten e krijuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-zejmen-banoret-demet-te-konsiderueshme-duam-ndihme/

Free Traffic Exchange