Ora News – Të rinjtë e FRESSH pro dhe kundër Blushit, komentojnë largimin

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në debatin final të tetë finalistëve për kreun e FRESSH nuk kanë munguar edhe komentet për largimin nga PS të deputetit, Ben Blushi.
Të rinjtë socialistë u shprehën pro dhe kundër linjës së tij politike.
Bashkëbisedimi
Eni Vasili: Ndërkohë që ju po tentoni të hyni në PS, një element shumë i rëndësishëm i historisë së PS po del, psh Ben Blushi. Kohë më parë ka dalë Ilir Meta me një konflikt me Fatos Nanon.Çfarë mendoni për këto dalje të këtyre personazheve dhe a mendoni se ju do të jeni të aftë që për idetë tuaja të ndesheni me kryetarët e partive tuaja duke rrezikuar edhe daljen nga kjo ëndrra e madhe për të cilën folët sot.
Ana Abdi: Sa i përket fenomenit Ben Blushi, ju të gjithë e dini se ai ngre zërin vetëm kur nuk merr ndonjë post. E kemi pasur tre herë Ministër dhe nuk na ka bërë asgjë.Edhe shumë mirë ka bërë që ka dalë se nuk i duhej PS, pasi ai ka bërë një ndasi të popullësisë shqiptare dhe ka diskriminuar 70% të popullësisë myslimane.Mua nuk më duket një lider i denjë për shqiptarët sepse ne kemi një bashkëjetesë fetare të mrekullueshme që është për tu adminiruar nga të gjithë. Një lider që synon të hapë një parti politike, minimalisht duhet ta respektojë këtë gjë dhe jo të shkaktojë përçarje. A do të dilja unë kundër? Në rast se do të cënoheshin interesat e mia ose nëse partia nuk do të zbatonte më ideologjinë që ndjek apo nuk do të kishte më ideologjinë e majtë, apo nuk do u përgjigjej më interesave të qytetarëve do të ngreja zërin dhe grupin që më mbështet mua dhe që është kundër qeverisjes.Por nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë. S?ka ndodhur këto tre vite.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-rinjte-e-fressh-pro-dhe-kunder-blushit-komentojne-largimin/