Ora News – Universitetet, Nikolla: Skema e pranimeve nga vetë studentët

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur viti i ri akademik për 140 mijë studentë në të gjithë vendin. Autoritet e arsimit kanë përcjellë urimet e tyre duke vlerësuar se reforma e arsimit të lartë ishte ai sistem që donin vetë studentët, duke favorizuar më të mirët. Por, ky vit akademik ka nisur me mijëra kotata të lira në nivel kombëtar. Në Fakultetin Ekonomik një ndër më të preferuarit, janë 40% të kuotave të lira, ndërsa në 3 degë të mjekësisë ka 0 regjistrime.
Në auditoret universitare u ulën 140 mijë studentë në të gjithë Shqipërinë për vitin akademik 2016-2017.
Ministrja Nikolla dhe rektori i Universiteti të Tiranës Mynyr Koni uruan studentët nga fakulteti që ka simbolikë për të dy autoritetet e arsimit.
Ministrja si ish-studente, ndërsa Rektori si ish-Dekan i Fakultetit të Natyrës.
Lindita Nikolla: Ky vit fillon me kuota dhe tarifa në programe studimi jo më të përcaktuara nga qeveria, por të përcaktuara nga senate akademikë.
Mynyr Koni: Në total në Universitetin e Tiranës për vitin akademik që sapo ka filluar regjistrohen për herë të parë në dy ciklet 11 mijë studentë.
Ky vit akademik nisi me risinë e zbatimit të ligjit të arsimit të lartë dhe me formulën e re të pranimit në Universitete që shkaktoi jo pak debate dhe konfuzion në rradhët e maturantëve.
Në Universitet këtë të enjte nisën leksionet, por jashtë aduditore kanë mbetur ende mijëra maturantë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/universitetet-nikolla-skema-e-pranimeve-nga-vete-studentet/

Free Traffic Exchange