Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja Mimoza Hafizi e cila bashkë me Ben Blushin janë në hapat e parë të krijimit të një partie politike nga sot nuk ndajnë me partinë socialiste vetëm qëndrimet por edhe karrigen e Kuvendit. Sot Hafizi u ul në krahun e partisë demokratike afër grupit parlamentar të PDIU.
Hafizi i u përgjigj ironisë së kryeministrit Edi Rama .
Hafizi: Dija ime, ose përsheshi im, dhe kanabisi, që ka gjetur shesh për përshesh në qeverisjen tënde kryeministër e kanë diçka të përbashkët. politik Me pak dinjitet politik jeni ju që duhet të kishit dorëzuar mandatin. Unë jam e vendosur në rrugën time të vështirë por që nuk ka asnjë gjasë të stepet.
Akademikja Mimoza Hafizi akuzoi qeverinë për kaosin e krijuar në sistemin universitar për pranimin e studentëve. Deputetja e larguar nga PS-së tha se Universitetet tona janë prej muajsh në situatë të jashtëligjshme dhe se qeveria ia doli të bënte politikën e klientëve privatë.
Hafizi: Pse po stërmundohen pjesa tjetër, sigurisht që të regjistrohen në Universitete private. Gjithsecili e di. Aty ku duhet të paguajnë 10 herë më shtrenjtë për të marrë një shërbim disaherë më pak cilësor.
Ministrja e Arsimit, Nikolla në përgjigje të akuzave të Hafizit tha se sistemi i ri është i sinkronizuar në rang kombëtar dhe jep informacione në kohë reale. Ajo i konsideroi stërkëmbësa deklaratat e Hafizit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hafizi-ra...