Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane e qytetit të Firences ka shkatërruar sot një bandë shqiptare që merrej me trafikun e prostitucionit. 10 persona janë arrestuar mes të cilëve dhe dy femra. Arrestimet janë kryer në Itali, Francë e Shqipëri.
Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur rreth 1 vit e gjysmë nën drejtimin e prokurorit të Firences Leopoldo De Gregorio.
Sipas policisë italiane, në krye të kësaj bande qëndronte një 37 vjeçar shqiptar, i cili organizonte aktivitetin e bandës e kontrollonte biznesin e përfitimeve nga shfrytëzimi i prostitucionit nga një burg në Shqipëri ku vuan dënimin me akuzën e tentativës së vrasjes.
Sipas mediave italiane shqiptari kishte arritur të ruante lidhjet dhe përmes bashkëpunëtorëve të vijonte kontrollin e vajzave shqiptare prostituta.
Vajzat që shfrytëzoheshin nga banda për prostitucion janë të gjitha me origjinë shqiptare e paguheshin nga klientët me 30-100 euro për çdo raport seksual.
Banda e shqiptarëve kishte në zotërim dy rrugë në periferinë veriore të qytetit të Firences e çdo prostitutë duhej të paguante 300 ? 500 euro në muaj për të punuar në territorin e mbrojtur nga ata.
Kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo ka deklaruar sot ?se po punohet ende për zbardhjen e plotë të aktivitetit të bandës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/goditet-banda-e-prostitutave-ne-itali-shqiptari-e-drejtonte-nga-burgu/