Ora News – Rruga e Arbrit dhe e Kombit, brenda dy ditësh marrëveshja

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ngërçit disavjeçar ministri i Transporteve Sokol Dervishaj premtoi se ndërtimi i rrugës së Arbrit dhe dhënia me konçesion e Rrugës së Kombit do të zgjidhet shumë shpejt.
Dervishaj: Përsa i takon procesit të koncesionit të Rrugës së Kombiut por edhe perspektivës për zgjidhen e investimit të rrugës së Arbrit besoj se këto dy ditë do të keni një përgjigje shumë të qartë në kuadër të kësaj zgjidhje dhe zgjidhja është shumë afër.
Kjo deklaratë e kreut të Transporteve u bë pas një aktiviteti për situatën e ujësjellës-kanalizimeve. Dervishaj deklaroi se nuk duhet që të ketë rritje të çmimit të ujit vetëm si pasojë e performancës së keqe të shoqërive të ujsjellësave.
Dervishaj: Jam kundra parimit të rritjes së çmimeve pa arsye, për shkak të mosfunksionimit apo keqmenaxhimit të ndërmarrjeve. Nëse ndërmarrjet do të menaxhohen me kapacitete të plota profesionale me njerëzit e duhur pa rritur shpenzimet në mënyrë artificiale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-dhe-e-kombit-brenda-dy-ditesh-marreveshja/

Free Traffic Exchange